Në prag të stinës së ftohtë, në Lezhë u mbajt një takim nga prefektura dhe Komisioni i Mbrojtjes Civile, me fokus marrjen e masave për të përballuar problemet nga reshjet.
Prefekti dhe përfaqësuesi i AKMC folën për rëndësinë e mirëmbajtjes e kanaleve kulluese dhe sigurimin e kapaciteteve logjistike për ndërhyrje në raste emergjencash.
“Kërkojmë të rishikohen pikat që kanë qenë më të ekspozuara nga përmbytjet e mëparshme apo problematika të përsëritura”, tha prefekti.
“Vëmendje të veçantë për kanalet kulluese, kolektorëve e veprave hidroteknike dhe kontroll të argjinaturës e hidrovorëve. Çdo bashk duhet të ketë një pasqyrë të qartrë të mjeteve që ka në dispozicion”, u shpreh përfaqësuesi i AKMC.










Komente
Komento