Kryetari i Bashkisë në Lezhë, Pjerin Ndreu në një lidhje skype me Report TV tha se aktualisht në zonat turistike të qytetit si Shëngjini, Tale, Rana e Hedhun po punohet si në infrastrukturë dhe në dezinfektimin dhe pastrimin e tyre në mënyrë që të presin turistët si ata nga Kosova dhe shqiptarët në vend.
Ndreu tha se po punohet për një shëtitore të re, riparime të trotuareve, për rehabilitimin e parqeve dhe përpunimin e mbetjeve për sigurimin e një higjiene maksimale. Kreu i Bashkisë Lezhë u shpreh në Report TV se po të bëhet punimi i rërës dhe dezinfektimi i të gjitha ambienteve.
Në lidhje me paketat turistike ai shtoi se pas 15 majit do të zhvillohet një takim me operatorët turistikë të vendit por dhe ato të Kosovës në mënyrë që arrihet një bashkëpunim dhe të gjithën të gjitha mundësitë reale që mund të ofrohen gjatë këtij viti turistik, ku pandemia do të vendos kushte të reja.
"Para një muaji e gjysmë nuk bëhej fjalë për sezon turistik, ndërsa tan i artikulohet se si mund ta zhvillojmë. Shpresoj që maji dhe qershori të shënoj dhe ciklin e fundit të pandemisë në mënyrë që të kemi një lirim sa më të madh të masave. Në Shëngjin, Tale, Rana e Hedhun janë plazhe tërheqëse dhe të frekuentuara si nga Kosova dhe shqiptarët këtu dhe ajo që do të fokusohemi sivjet është higjiena dhe cilësia. Kemi filluar të punojmë me një shëtitore të re, për riparimin e trotuareve, rehabilitimin e lulishteve dhe do të ketë një menaxhim të ri të mbetjeve për një higjienë sa më të mirë, do të kemi punim të rërës. Ne jemi në kontakt me operatorët turistik në Kosovë dhe në vendin tonë pas 15 majit për të parë realisht të gjitha mundësitë", tha Ndreu.
Ndreu tha se Lezha ofron mundësi turizmi jo vetëm detin, por dhe lumin, natyrën, malin, kulinarin dhe turizmin historik.
"Turistët në Lezhë mund të gjejnë një kombinim të turizmit malor, detar, historik, lumin e kulinarin. Njëfarë turizmi malor ka ardhur dhe fal investimit të një grup restoranteve në zonët malore por kemi dhe kalanë, varrin e Skënderbeut, kishat etj", tha Ndreu.
Kreu i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se Shëngjini i vjetër do të pësojë një transformim total duke ndërhyrë në zonën e plazhit, rrugëve, lulishteve, parqeve e parkingjeve në mënyrë që të kthehet në një atraksion sa më të madh për turistët.
"Ky projekt për Shëngjinin e vjetër është duke u diskutuar dhe drejt përfundimit dhe me Ministrinë e Turizmit do të ketë një diskutim për nisjen e punimeve", tha Ndreu.
Deklaro voten ti, ska problem per turizmin..
Përgjigju