Në prag të 2 Marsit, Ditës së Beslidhjes se Lezhës, nga sot qyteti do të ketë pjesë të kalendarit të ngjarjeve të përvitshme dhe Ditën e Arbëreshve, e cila synon të kthehet në tradit për çdo 1 Mars.  

Permes një sër aktivitetesh festive të organizuara në qytet, kryebashkiaku Pjerin Ndreu mikpriti kryetarin e Bashkisë së San Demetrio Corone në Itali, Ernesto Madeo.

“Kemi organizuar këtë ditë për nder të arbëreshve, duke e lidhur natyrshëm me 2 Marsin. Qyteti i Lezhës është një qytet simbol të bashkimit dhe ska se si më mirë se këtu ta bëjmë këtë bashkim, i cili na shërben për të mbajtur gjall traditat tona, por dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”,- shprehet kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

“Kjo festë është mjaft e rëndësishme për t’u bërë bashkë dhe për të mos harruar rrënjët, kulturën dhe traditën tonë të përbashkët. Pavarësisht se jetojmë larg njëri-tjetrit, ne jemi një dhe duhet të jemi sa më të bashkuar për të përcjellë vlerat tona kulturore dhe artistike",- thotë Ernesto Madeo, kryetar i bashkisë San Demetrio Corone në Itali

Panairi i artizanëve nga e gjithë Shqipëria, ekspozita, takime letrare, performanca artistike dhe koncerti festiv,  ishin disa nga aktivitetet me të cilat u festua dita e arbereshve e cila i paraprin 582-vjetorit të Besëlidhjes, duke e kthyer Lezhën në kryeqendrën e bashkimit dhe krenarisë kombëtare.