Lezhë, 300 të djathtë e ish-të
përndjekur i bashkohen Ramës
Gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Lezhës, i shoqëruar edhe nga deputetja Mimi Kodheli, si dhe drejtues të PS-së në këtë qark, kryesocialisti ka bashkëbiseduar me një grup prej rreth 300 përfaqësuesish të së djathtës dhe ish-të përndjekurve politikë.
LEZHE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka marrë mbështetje nga përfaqësues të së djathtës në qarkun e Lezhës, të cilët janë shprehur të zhgënjyer nga politika 22-vjeçare dhe veçanërisht nga qeverisja e PD-së. Gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Lezhës, i shoqëruar edhe nga deputetja Mimi Kodheli, si dhe drejtues të PS-së në këtë qark, kryesocialisti ka bashkëbiseduar me një grup prej rreth 300 përfaqësuesish të së djathtës dhe ish-të përndjekurve politikë. Këta të fundit e kanë njohur kreun e PS me zhgënjimin e tyre nga trajtimi që u është bërë në këto vite nga qeverisja e PD-së, të cilës i kanë dhënë votën, por prej të cilës, shprehen se nuk kanë marrë as mirënjohjen më minimale.
Ndue Bajraktari, në familjen e të cilit numërohen 16 persona të vrarë e të burgosur politikë dhe familja e të cilit prej 20 vjetësh ka votuar për PD, në fjalën e tij tha: “Edi Rama do të ndihmojë për të bërë shtetin. Kësaj herë shteti ka përfunduar, qysh se edhe ne të persekutuarit na ka lënë në këtë gjendje. Unë jam një i persekutuar që kam në familje 16 persona të persekutuar, prej të cilëve 9 vetë të pushkatuar dhe 7 të burgosur politikë, me 184 vjet burg. Kemi marrë vetëm një këst nga dëmshpërblimi, 11 milionë lekë për axhën që më kishte bërë 34 vjet burg rresht në burgjet komuniste. Dhe kryeministri thotë se kemi marrë këstin e dytë e të tretë. Po unë kam në familje edhe 15 vetë pa filluar të marrin dëmshpërblimet. Atëherë, sipas llogarisë, për 20 vjet një këst, atëherë vetëm axha im do 114 vjet që ta marrë dëmshpërblimin. Si ka mundësi të gënjejë kaq hapur një kryetar shteti?!”, e ka shfryrë dufin e tij i moshuari, i cili u ka bërë thirrje të gjithë të persekutuarve të votojnë projektin e PS për një Rilindje Shqiptare.
Pas tij ka folur Marash Vata, që vjen nga një tjetër familje me tradita dhe me prejardhje të djathtë. “Kemi votuar për PD-në çdo herë, sepse menduam që PD do ishte partia e të ardhmes së Shqipërisë, përparimit të Shqipërisë, për të prurë demokracinë në këtë vend. Na zhgënjeu totalisht. Në ’90 ne menduam se e rrëzuam diktaturën komuniste, rrëzuam diktatorin Enver Hoxha, por gjatë këtyre viteve kemi një diktator më të egër se Enver Hoxha. Është një diktator më i egër komunist që ka mbetur sot në Europë pas Sllobodan Milosheviçit. Sot bashkë me shtresën e të persekutuarve jemi grumbulluar si në ’90 kur kemi dashur të rrëzojmë diktaturën. Jemi grumbulluar të gjithë të persekutuarit, të djathtët, shqiptarët që e duan kombin, e duan atdheun e duan flamurin për të rrëzuar me votën e lirë dhe demokratike, diktatorin e fundit komunist, Sali Berishën”, ka thënë Marash Vata.
Nga ana e tij kreu i Partisë Socialiste është shprehur se vendi ndodhet në një situatë shumë të vështirë ndaj nuk ka vend për ndarje të mëtejshme majtas apo djathtas. Sipas tij vendi i çdo shqiptari që dëshiron ndryshimin është përballë Saliut dhe partisë së tij familjare që duhet të largohet me votë për t’i hapur rrugë Rilindjes së vendit.
“Llogore në çdo fshat, i majtë, i djathtë. Për çfarë ndarje i majtë - i djathtë flasim. Pa drita si i majti, si i djathti, pa ujë si i majti si i djathti, pa ujë si i majti si i djathti, të dy në kafe sherr me njëri-tjetrin dhe Saliu në Tiranë vazhdon të pasurohet. Nuk ka vend sot për majtas e djathtas, e për në mes e anash. Sot ka vetëm një vend për çdo shqiptar që dëshiron të shohë ndryshimin; Ballë për ballë me Saliun dhe me këtë parti familjare që duhet të largohet në 23 qershor në mënyrë që të rilindë edhe Partia Demokratike”, është shprehur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4186
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35