Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i bombolës së gazit, i ndodhur një natë më parë në fshatin Gajush të Lezhës.
Sipas të dhënave, kryefamiljari Saimir Kola ka hapur derën dhe ka ndezur dritën në pjesën e pasme të banesës dhe menjëherë ka ndodhur edhe shpërthimi.
Në momentin e ngjarjes, pesë personat e tjerë të familjes ndodheshin në verande. Kryefamiljari ka pësuar djegie të shumta në fytyrë dhe trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve, pritet që ai të dërgohet për trajtim të specializuar jashtë vendit.
Ndërkohë, pesë personat e tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Lezhës, janë në gjendje të stabilizuar dhe po mbahen nën monitorimin e mjekëve.
Lajm në përditësim…








Komente
Komento