Lezhë - Mëngjesi i së dielës ka rezultuar tragjik për një të ri, i cili ka gjetur vdekjen pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga. Aksidenti është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin te fshatit Zejmen.
Si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip Citroen, Blerim Bardhoku, 22 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë dy shokët e tij 22-vjeçar që po lëviznin në të njejtin automjet, Roland Bitri dhe Teodor Perlleshi.
Dyshimet e para të uniformave blu janë për humbje të kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë së madhe, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë defekti të automjetit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com