Shkoder- Ajo që duhej të ishte një lundrim piktoresk me jet ski në liqenin e Vau i Dejës, përpak sa nuk u kthye në tragjedi. Babai 54 vjeçar i cili po lundronte me jet ski bashkë me dy vajzat e mitura 12 e 13 vjeçe u përplas me një shkëmb, përpasojë janë dëmtuar të tre.
Aksidenti i frikshëm u shënua pasditen e të dielës, 21 korrik 2024 në afërsi të fshatit Mazrek. Në njoftimin e saj policia e Shkodrës informon se fatmirësisht të tre janë jashtë rrezikut për jetën.
'Në liqenin e Vaut të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën)
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.