Një 22-vjeçar, banues në lagjen Nr.5 Sanxhak të Kurbinit, u arrestua sot nga forcat e policisë së Drejtorisë se Policisë te Qarkut Lezhë. Burime zyrtare nga kjo drejtori bëjnë të ditur për ATSH-në se ka qënë Seksioni Kundër Narkotikeve që bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Besnik Uka.

Sipas zëdhënëses Hike Cara, arrestimi i Ukës është bërë poshtë një ure ngjitur me baneses tij, ku gjatë kontrollit iu gjeten dhe sekuestruan 13 qese me material bimor i dyshuar cannabis sattiva me peshë 72 gram. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbi, për vepren penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh"./ATSH/