Policia asgjëson 5490 bimë kanabisi në 4 fshatra të Lezhës e Kurbinit, mbyll 1200 gropa që do përdoreshin për kultivim
Kanabisi i kultivuar në Kurbin
LEZHË- Një tjetër operacion anti-kanabis është zhvilluar në Kurbin dhe në Lezhë, ku policia ka arritur të asgjësojë 5490 bimë kanabisi në katër fshatra, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i autorëve. Bimët e kanabisit ishin mbjellë në zona të pyllëzuara në fshatrat Gjobardhaj, Ungrej, Fregen, si edhe në fshatin Vinjoll në Milot.
Në kuadër të operacionit ‘imazhi’ në rrethin Lezhë u sekuestruan:
-në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 1507 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Ungrej, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 1225 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa si dhe 1200 gropa të hapura gati për kultivim;
-në fshatin Fregen, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 2600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet policore edhe në territorin e rrethit Kurbin, në fshatin Vinjoll, njësia administrative Milot, u gjetën të kultivuara 158 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.9%
-
Jo
63.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 770
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Deri tani 11 emigrantë në patrulluesin e Marinës ushtarake, nesër pritet të vijë në Shëngjin
26 Janar, 10:20
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41