Një 32-vjeçar ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim si autor i 3 vjedhjeve në Lezhë. Bëhet fjalë për Eduard Lleshin i cili mbante në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, krehra armësh dhe qindra fishekë luftarak.
Ai është gjithashtu, autor i vjedhjeve të materialeve, në 3 banesa në fshatra të ndryshme të Lezhës, vjedhje të kryera në datat 02.12.2022, 17.12.2022 dhe 14.02.2023.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Komente









