Një banesë është përfshirë nga flakët, në fshatin Dajç në Lezhë.

Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë soba e gatimit duke djegur totalisht njërën nga dhomat e banesës së shtetasit Lazer Gazullit.

Falë nderhyrjes se zjarrfikesve dhe vetë familjarëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shpëtuar pjesën tjetër të banesës.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz veç dëmeve meteriale, pasi familjarët kanë qenë jashtë në momentin e rënies se zjarrit.