Vlerat historike dhe kulturore në Lezhë këtë vit janë frekuentuar më pak nga turistët.

Drejtoresha e Muzeut, Marjola Gjoni shprehet se numri i turistëve është reduktuar me 30%, krahasuar me një vit më parë.

Si pengesë për ardhjen e turistëve është bërë situata kaotike në hyrje të qytetit.

Punimet për ndërtimin e urës hyrëse dhe qendrën ende nuk kanë përfunduar.

"Numri i vizitorëve për këtë vit është më i vogël sesa vitin ë kaluar.

Kryerja e punimeve për ritransforminin e sheshit ndodhi ne nje periudhë kohore sidomos gjatë verës kur kemi grupet e huaja dhe kjo solli si rezultat paralizimin ne një farë mënyre gjatë sezonit turistik.

Neve kemi akoma vizita, grupet mësimore, shtatori ka grupe të tjera të huaja që vijnë,"-u shpreh Marjola Gjoni.

Ura e mirëseardhjes është kthyer në urën që e ka ndarë Lezhën këtë vit nga turistet e huaj. Firma ndërtuese nuk ka respektuar afatet e përfundimit të punimeve.

lezhe

lezhe

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)