LEZHE- Biznesi i lojërave ambulante po shkon drejt falimentimit, pasi pushteti lokal nuk po bashkëpunon për t’i dhënë sheshet e qyteteve për t’i vendosur këto lodra që fëmijët të argëtohen.
Kjo problematikë është ngritur nga përfaqësuesi i biznesit të lodrave ambulante, Bashkim Qalliku, i cili ishte në qytetin e Lezhës.
Ai ka kërkuar që Bashkia e Lezhës t’i caktojë një vend për t’i vendosur këto lodra, pasi i paguajnë të gjitha taksat shtetit shqiptar.
Nga ana tjetër kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj, ka pranuar faktin se ka patur kërkesa të vazhdueshme nga ky biznes, por hapësirat publike në këtë qytet janë mjaft të limituara.
Sipas tij kërkesa e tyre do të gjejë një zgjidhje, pasi do të nisë tratativat për gjetjen e një vendi të përshtatshëm për vendosjen e lodrave.
Ndonëse ky biznes funksionon në bazë të të gjitha ligjeve, neglizhenca e pushteteve lokale në qytetet kryesore të vendit tonë ka bërë që ky biznes të shkojë drejt falimentimit, dhe në këtë mënyrë duke lënë pa punë me dhjetëra persona.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO