LEZHË- Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e së martes në Lezhë. Një 53-vjeçar ka plagosur me thikë bashkeshorten e tijë 51-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 brenda banesës së çiftit ne lagjen "Skëndërbeg", ndërsa e plagosur ka mbetur gruaja me iniciale S.P. Ajo është dërguar menjehërë në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jeten.

Kanë qenë fiqinjef e çiftit të cilët kane njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen dhe falë ndërhyrjes së shpejtë këta të fundit kanë arrestuar autorin e krimit në tentative për tu larguar. Blutë kanë bërë të ditur se kanë prangosur si autor të ngjarjes shtetasin Tom Pllumi, i cili është bashkëshorti i të plagosurës.

Nga të dhënat e para është bërë e ditur se 53-vjeçari e ka qelluar tre here me thikë gruan e tijë në gjendje të dehur, duhet i shkaktuar plagë të shumta. Në momentin e ngjarjes çifti i bashkëshortëve ishin të vetem në banesë, pasi fëmijet nuk ndodheshin aty. Kane qenë fqinjet të cilët kanë dëgjuar brohoritjet e të plagosures dhe kanë njoftuar menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen.

Burime pranë grupit hetimor kanë bërë të ditur se dy bashkëshortet gjate kohëve të fundit kishin konflikte të vazhdueshme, ndërsa pritet që të merret në pyetje autori i ngjarjes për të mësuar më tepër detaje. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)