Pagesa e qirave për familjet e pastreha në Lezhë u bë objekt diskutimesh dhe debatesh në Këshillin Bashkiak.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike akuzuan bashkinë për mungesë transparence, pasi sipas tyre proçesi i ndjekur nga bashkia për përfituesit e qirase është zhvilluar në proçedurë të nxituar, subjektiv dhe i anshem, ndërsa probleme në këtë pikë konstatoi edhe vetë nënkryetari i Këshillit Bashkiak përfaqësues i mazhorances.
Zyrtarja e Bashkisë Lezhë tha se qiratë janë dhënë bazuar në kriteret që parashikon ligji.
Pavarësisht debateve, lista e 73 familjeve të pastreha që përfitojnë subvensionin e qirase u miratuar me shumicë votash nga të majtët në Këshillin Bashkiak të Lezhës.
Lajmi në përditësim...