Lezhë/ Dhurohen libra për fëmijët e emigrantëve në Greqi! Nxënësit e shkollave në veri i bashkohen nismës, solidarizohen me bashkëmoshatarët

Fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Rafina të Greqisë do të njihen me botimet e reja në gjuhen shqipe. Kërkesa e tyre u plotësua nga nxënësit e shkollave të veriut, të cilët u solidarizuan me thirrjen e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Lezhë dhe grumbulluan plot 1 mijë libra në gjuhen shqipe të autoreve të ndryshem.  Librat do u dhurohen bashkëmoshatareve të tyre të moshës nga 6 deri në 18 vjeç.

“Gjatë verës një shoqatë që bën kurse të gjuhës shqipe kërkoi ndihmë për libra letrare. Ne iu përgjigjem kësaj kërkesë. Nxënës nga të gjitha shkollat në veri të vendit kanë dhuruar pako me libra shqip, por dhe libra të huaj përkthyer në shqip që do tu dërgohen fëmijëve shqiptar atje”, tha Hasan Muça drejtor i DRAP, Lezhë.

Kështu nxënësit shqiptar në Rafina të Greqisë do të mund të marrin njohuri në gjuhën amtare.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri