LEZHË- Digjet në mesnatë makina që përdorte kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Rreth orës 00:30 të mesnatës në lagjen “Besëlidhja” janë djegur dy makina, të cilat ndodheshin të parkuara pranë njëra tjetrës në parkingun e një pallati, njëra nga makinat përdorej nga Frrokaj.
Sipas informacionve paraprake bëhet me dije se janë djeguar: automjeti tip “Mercedes Fuoristradë ML” me targë AA 400 JK në pronësi të Shqiponja Precit dhe marrë me qera nga Bashkia e Lezhës me përfaqësues Angjelin Përmarkaj, si dhe mjeti tip “Mercedes Benz” me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.
Policia dhe zjarrëfikset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, të cilin nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar.
Grupi hetimor po bën këqyrjen e kamerave përgjatë rrugës si dhe po merr deklarimet e pronarëve të mjeteve.
Fran Frrokaj: Nuk kam konflikte, prej dy ditësh mjeti kishte ndezur një llampë
Policia po punon përzbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që në dëshminë para hetuesve, kreu i bashkisë Lezhë ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se prej dy ditësh një llampë e kuqe i ishte ndezur në kroskot, të cilën e kishte neglizhuar.
Kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj: Nuk kam konflikte me askënd, prej dy ditësh mjeti kishte ndezur një llampë por që e neglizhova duke mos i bëre kontroll në servis.
Policia: Dyshimet e para për zjarrëvënie e qëllimshme
Policia po punon për gjetjen e shkakut të zjrrit që përfshiu makinën e marrë me qera nga Bashkia e Lezhës dhe një tjetër makinë pranë sajë.
Sipas policisë dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme, por nuk përjashtohet edhe defekt teknik, pasi mjeti kishte vetëm 30 minuta që ishte parkuar.
Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ndërkohe që janë sekuestruar kamerat e sigurise të bizneseve aty pranë.
[gallery]24022[/gallery]
Report Tv siguron kontratën e huadhënies së automjetit të djegur, i përdorur nga Frrokaj
Automjeti tip “Mercedes Fuoristradë ML” me targë AA 400 JK i djegur mesnatën e sotme ka qenë në pronësi të Shqiponja Precit dhe është marrë me qera nga Bashkia e Lezhës, me përfaqësues Angjelin Përmarkaj që prej 14 korrikut të 2017-ës.

Bashkia Lezhë: Makina ishte marrë në përdorim sepse nuk kishte mjet për lëvizjen e kryetarit
Bashkia e Lezhës ka reaguar në lidhje me djegien e makinës që përdorej nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj dhe deklaron se mjeti tip “Mercedez Benz” me targa AA 400 JK, ishte marrë me kontratë huapërdorje për shkak se bashkia nuk kishte makinë për lëvizjen e kryetarit apo administratës.
Njoftim për mediat nga Bashkia Lezhë
Bashkia Lezhë sqaron opinionin publik se, automjeti i djegur Autoveturë, tip Mercedez Benz me targa AA 400 JK, prodhim i vitit 2002, ishte marrë nga bashkia me ‘’Kontratë Huapërdorje’’ për shkak se nuk kishte në pronësi makinë për lëvizjen e kryetarit apo administratës. Bashkia Lezhë po pret përfundimin e hetimeve për të zbardhur shkaqet e djegies ndërsa i bën thirrje organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë rast, nësë ishte zjarrvënie e qëllimshme apo defekt në automjet .
Informacion i Policisë Lezhë
Me datë 25.09.2017, rreth orës 00:45, në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , ka ardhur një telefonatë se në lagjen "Besëlidhja" Lezhë, në parkingun e një pallati po digjen dy automjete.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses të cilët kanë ndërhyre menjëherë duke fikur zjarrin.
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra - tjetrës , dhe konkretisht:
Automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.
Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.
Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com