Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij te Ura e Milotit kur një person tjetër, me të njëjtin tip makine, e ka qëlluar me armë zjarri. Motivet nuk dihen ende.
Policia është vënë në ndjekje të personit që ka qëlluar.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip "Audi", ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip "Audi", në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Komente









