Lezhë, rruga në fshatin Manati e amortizuar, banorët paralajmërojnë protesta

Qindra banorë të fshatit Manati në Njësinë Administrative të Kolshit në Lezhë, po vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Segmenti rrugor me gjatësi 3 km që lidh këtë fshat me aksin Lezhë-Laç është amortizuar plotësisht, duke u bërë pothuajse i pakalueshëm nga gropat e shumta.

Banoret e Manatisë thonë se mungesa e rrugës ju ka vështirësuar jetesën, ndërsa kërcënojnë me protesta nëse nuk do të ndërhyhet. Rruga Manatisë me superstradën është rikonstruktuar gjatë viteve të fundit, por cilësia e dobët e punimeve ka bërë që të dëmtohet shumë shpejt.

Shqetësimin për këtë problem banorët e këtij fshati e kanë ngritur edhe ne bashki duke kërkuar që të ndërhyjnë sa më shpejt. Nga ana tjeter Bashkia Lezhë thotë se projekti është gati prej shumë kohesh dhe është dërguar për financim pranë qeverisë dhe donanatorëve të tjerë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja