Një grua nga fshati Tresh i Lezhës është dërguar në spitalin e qytetit verior në një gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të djegieve që kishte në trup.

Mësohet se B.P e moshës 45 vjeçare, i ka vënë flakën vetes me benzinë.

Ajo vuante nga depresioni dhe ka tentuar t'i japë fund jetës. Flakët i kanë shkaktuar plagë të rënda në gjymtyrë dhe në bark, ndërkohë që ndodhet në trajtim intensiv në QSUT. 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com