LEZHE - Një aksident rrugor në Lezhë i mori jetën një 50- vjeçari i quajtur Ded Gega. Ngjarja e rëndë është shënuar gjatë orëve të natës së shkuar në aksin rrugor Lezhë-Balldre kur mjeti veturë "Opel" me targa AA 485 CN, që drejtohej nga shtetasi Nikolin Gega, 32 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë, është përplasur me mjetin motor me targa AC 278, që drejtohej nga Gega, banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë.
Policia rrugore shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pista kryesore mbetet ajo e shpejtësisë si dhe errësira në rrugë. Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i mjetit është ndalur dhe e ka dërguar të aksidentuarin për në spitalin rajonal të Lezhës, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë. Superstrada Fushë Krujë-Lezhë si dhe Lezhë-Shkodër mbetet një ndër më të rrezikshmet dhe më numrin më të lartë të të vdekurve si pasojë e aksidenteve automobilistike.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com