Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin 'Destinacioni', ku në pranga është vënë 48- vjeçari Arben Zagolli, pasi ditën e sotme u kap i armatosur me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë.
Sipas policisë, 48 vjeçari është kapur tek “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, dhe udhëtonte me një taksi nga Pogradeci drejt Lezhës, me municionin luftarak me vete, të cilin do t'ja jepte një personi tjetër për të kryer ngjarje kriminale.
Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak.
Në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të qëllimit të udhëtimit të 48- vjeçarit të armatosur me armë zjarri dhe mina, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasit/ve që do të bashkëpunonte në Lezhë 48- vjeçari.
“Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi ku udhëtonte si pasagjer shtetasi Arben Zagolli. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Zagolli, 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurbin/ Qëlloi me armë në drejtim të lokalit pas sherrit me pronarit, arrestohet i riu pas 4 muajsh në kërkim
27 Nëntor, 16:15
-
‘Unë mund të vdes! Djalin e kam me epilepsi’, thirrja e të moshuarit në Lezhë që ka mbetur në kasolle 5 vite pas tërmetit
26 Nëntor, 17:00
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor, 12:29
-
Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci
25 Nëntor, 18:37
-
Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)
25 Nëntor, 17:40
-
Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)
25 Nëntor, 17:32
-
Lezhë, ekspozohet në muzeun etnografik flamuri 85-vjeçar, dhuratë nga familja e gjeneralit italian
25 Nëntor, 17:00
-
Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)
25 Nëntor, 14:47
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Pamje me dron/ Në pritje të gjykatës, Italia mban hapur kampin e Gjadrit! Largohet një numër i vogël punonjësish
25 Nëntor, 13:27
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33