LEZHE - Është aksidentuar rëndë në korrik të vitit 2013, dhe sot nuk është i aftë për punë pasi ka ngelur invalid. Kjo është historia e Mark Doçit nga fshati Gryk Lumi e Lezhës ish gardian në burgun e Shën Kollit.

Në momnetin kur ka ndodhur aksidenti, ai thotë se po dilte nga puna por sot nuk përfiton pensionin që i takon në bazë të ligjit . Ai tregon se i e ka të gjithë dokumentacionin e nevojshem, por nuk është marrë parasysh nga Sigurimet shoqërore në Lezhë.

"Problemi im është kryesor që institucioni më ka plotësuar vërtetimin aksidentit me vonesë 6 muaj, në një kohë që e ka pasur për detyre 24 orë, gjatë njoftimit nga spitali për aksidentin tim." shprehet Mark Doçi

Apeli i tijë është i thjeshtë, që të gjendet një zgjidhje për të pasi pensioni i invaliditetit i takon me ligj.

"Ju lutem të gjitha institucioneve të më plotësojnë të drejtat e mia për arsye se unë jam jashtë çdo aftësie për punë. Kam të gjitha letrat, shkresat, në vërtetim të drejtorëve në bazë të ligjit." përfundoi Doçi

Për rastin në fjalë Drejtoria e Sigurimëve Shoqërore në Lezhë, kanë bërë të ditur se shkak për këtë ngerç, është bërë vonesa e dokumentacionit nga insitucioni i burgut, vendi ku ka punuar Doçi prej shumë vitesh.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)