Lezhë, ishte shpallur në
kërkim, arrestohet 49- vjeçari

Lezhë, ishte shpallur në<br />kërkim, arrestohet 49- vjeçari
Pas 13 ditësh që ka qëndruar në kërkim, ditën e sotme është vendosur në pranga Dodë Markvukaj, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim që në 20. 10.2017, ku gjatë një operacioni anti- drogë ku u arrestuan 3 persona si dhe u sekuestruan 25.2 kilogramë mariuanë si dhe 7 automjete.

Markvukaj është pronari i servisit ku përgatitej dhe paketohej droga. Mbi 49- vjeçarin rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë operacionit të 20.10.2017 janë arrestuar dy shtetas kosovarë, Besim Gashi, 47 vjeç dh Sami Vatija, 41 vjeç si dhe 41 vjeçari Ilir Markvukaj, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i këtij grupi. Dy shtetasit e Kosovës u arrestuan në kryqëzimin e Rriles, ku u ndalun nga shërbimet e policisë për një kontrollë të automjetit me të cilin po udhëtonin.

Automjetit me të cili po udhëtonin Besim Gashi dhe Sami Vatija, i ishte bërë një modifikim për të realizuar një vend për fshehjen e drogës. Nga kontrolli i ushtruar nga policia, u gjet një sasi droge prej 20 kilogramës e ndarë në 19 pako

Njoftimi i policisë:
Me datë 03.10.2017, nga forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim :
 
- Dodë Markvukaj , 49 vjeç, banues në Lezhë.
 
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë "Deltar" të zhvilluar me datë 20.09.2017 ku u sekuestruan 25 kg 230 gr Mariuanë si dhe 7 automjete dhe u arrestuan 3 shtetas ( drejtuesi i rrjetit të trafikut të drogës dhe transportuesit) .
 
Shtetasi Dodë Markvukaj është pronari i servisit ku përgatitej dhe paketohej lënda narkotike, si dhe gjatë kontrollit në atë servis u gjet një sasi lënde narkotike Mariuanë.
 
Vepra penale në ngarkim të tij "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim' parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
 
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar