Lezhë/ Kanabis në makinë dhe dhunë ndaj vajzës së mitur, 2 të arrestuar (EMRAT)

Lezhë/ Kanabis në makinë dhe dhunë ndaj vajzës së mitur, 2 të arrestuar (EMRAT)

Drejtoria e Policisë Lezhë

Lezhë-Dy persona janë arrestuar sot nga Policia pasi njërit u gjet një sasi kanabisi në makinë, ndërsa tjetri u vendos në pranga për dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.

Gjatë kontrollit në makinën Syrgen Shalës, blutë përveç lëndës narkotike dhe automjetit sekuestruan një aparat celular dhe një grirëse metalike.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Syrgen Shala, 24 vjeç, banues në Mamurras. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Toyota, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një aparat celular dhe një grirëse metalike. Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti i përdorur nga 24 vjeçari”, informoi sot policia.

Ndërkohë, Mikel Ahmeti raportohet se ka goditur të bijën me një send të fortë në kokë. Fatmirësisht e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, arrestuan shtetasin Mikel Ahmeti 37 vjeç, pas një denoncimi se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, duke e goditur me një send të fortë në kokë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet më tej në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Sot Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në Kukës e Lezhë në xhamitë e qytetit

Sot Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në Kukës e Lezhë në xhamitë e qytetit