TIRANE - Kryetari i Komunës Blinisht në rrethin e Lezhës, Jak Zhuda, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” deklaron se sot do të japë dorëheqjen nga kryetar komune, por dhe nga anëtarësia e PD, në të cilën si grevist i urisë më 1991 thotë se është anëtar. Mungesa e investimeve nga qeveria, mungesa e takimeve dhe e mbështetjes nga Berisha dhe dikasteret e detyrojnë Zhudën të largohet nga posti të cilin e mban që nga viti 2007 e këtej.
Jeni kryetar i komunës Blinishit Lezhë, përfaqësues i PD. Pse do ta jepni dorëheqjen nesër(sot)?
Do ta jap dorëheqjen nesër(sot) në mënyrë publike për shumë arësye. Një ndër arësyet kryesore është se jam krytetar komune në Blinisht të Lezhës që nga viti 2007 dhe kam projekte që në atë kohë, të cilat janë akoma pa u realizuar, madje s’kanë filluar. Kërkesat e mia me shkrim kanë qënë të shumta, por s’kam marrë asnjë përgjigjie. Projektet tashmë kanë zënë pluhur.
Nuk ju ka ndihmuar qeverisja e PD...?
Asnjë lloj ndihmë nga askush. Dhe si puna ime janë me dhjetra komuna e bashki në të gjithë vendin. Prandaj marr iniciativën për t’u larguar nga politika, si kryetar komune por dhe si anëtar i PD. Po të qëndroj do të zhgënjej komunitetin, pasi ai ka pritur shumë prej PD dhe prej meje. S’kam mundësi të përballoj presionet e banorëve për investime, pse nuk u bë rruga, pse nuk ka asnjë përkujdesje për ta. Nuk kam mundësi më të pranoj këtë fakt.
Keni bërë kërkesa ndaj qeverisë për investime....?
Pa diskutim. Me qindra herë i jam drejtuar përmes kërkesave, kam dërguar projekte për investimet. Madje tashmë kohët e fundit ka dalë dërgimi i projekteve në mënyrë elektronike dhe i kam çuar në qeveri, por deri më tani nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Keni kërkuar takim me Berishën...?
Kam tentuar të marr me kryeministrin Berisha kontakte me qindra herë, por të gjitha reagimet kanë qënë shumë mospërfillëse dhe asnjëherë nuk më është përgjigjur ai. Prandaj përballë kësaj shurdhmërie kam vendosur të jap dorëheqjen nga PD dhe nga posti i kryetarit të Komunës së Blinishtit në Lezhë. Nesër(sot) kam lajmëruar të gjithë administratën e komunës, gjithë pleqtë për të dhënë dorëheqjen nga politika dhe nga kryetar komune dhe për t’u kthyer banor i thjeshtë si të tjerët siç kam qënë gjatë gjithë viteve më parë.
Do të angazhohesh me ndonjë parti politike më pas...?
Në asnjë parti politike nuk do të angazhohem. Unë i jam bashkuar që në fillim lëvizjes demokratike në Shqipëri. Jam kryetar i grevës së urisë në Lezhë në vitin 1991 kur u rrëzua qeveria e Fatos Nanos, duke kontribuar në rrëzimin e komunizmit e ndërtimin e sistemit demokratik në Shqipëri. Ai u rrëzua në fakt sepse ia arriti koha vetë.
Vetëm për mungesën e investimeve jepni dorëheqjen...?
Unë nuk mund të përballem në këtë mënyrë me ata që më kanë votuar, kam përgjegjësi. Problemi është se kam kohë që debatohem me dikasteret përkatëse, gjendjen civile etj. Banorët nuk kanë mundësi të marrin në kohë një certifikatë. Vijnë nga ana e anës që nga emigracioni, për të regjistruar një fëmijë e s’ke mundësi për ta bërë sepse nuk ke internet. Çfarë mund të bëj unë e shumë si unë, çfarë t’i them atij banori pëe vonesën, justifikimin që komuna rri dy-tre javë pa internet? Ku është koha e internetit, nuk kam internet në komunë dhe jam 10 km nga Lezha, po tjetri në Fanë të Mirditës ku mund ta ketë ai.
Po do të vijë kryetari i ri pas teje...?
Të vijë kush të vijë, askush nuk ka çfarë bën dhe pas meje.
Kam bërë shumë gjëra dhe me xhepin tim dhe tashmë nuk mundem më. Do ta dorëzoj nesër(sot) detyrën dhe anëtarësinë në PD.
/Shqiptarja.com