LEZHË- Tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë.

Në pranga kanë rënë Zef Nika 48 vjeç, Artur Nika 42 vjeç, Përparim Gjoni  35 vjeç, të tre banues në Torovicë të Lezhës.

Sipas njoftimit të policisë në vendin e quajtur Rreth - Rrotullimi i Shëngjinit në Lezhë të arrestuarit nën efektin e alkoolit janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe në momentin e ndërhyrjes së forcave policore kanë kundërshtuar me forcë fizike policin. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)