LEZHE- Kreu i Lidhjes Demokristiane, Nikollë Lesi ka folur nga qyteti i Lezhës, lidhur me humbjen e koalicionit të djathtë, në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Lesi e ka quajtur “të turpshme mënyrën se si mazhoranca e djathtë humbi në këto zgjedhje”.
Kreu i LDK, tha se ka kërkuar më kohë dhe publikisht ndryshime drastike të qeverisë, ndërsa shtoi se “Kërkova të arrestoheshin disa ministra e drejtues të lartë institucionesh”.
Duke e cilësuar të përfunduar kontratën e LDK dhe Partinë Demokratike, Lesi tha se me vendosjen e lidershipit të ri të PD, pas dorëheqjes së Berishës, do të vendoset edhe qendrimi i forcës politike që ai drejton.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com