Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 në hyrje të qytetit të Lezhës, ndërsa viktimë mbeti Nuredin Mema 73-vjeç.
Ai po dilte nga një rrugë dytësore për në superstradë kur u përplas nga një automjet tip Benz me targa AA 848 JA.
Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin i cili ka marrë të moshuarin për ta dërguar në spital, por ai nuk mundi që ti mbijetojë plagëve të marra duke gjetur vdekjen gjatë rrugës.
Pasi ka lënë të aksidentuarin në spital, drejtuesi i mjetit Gjon Meli nga fshati Stajkë i Shkodrës është larguar.
Ai u ndalua vetëm pak minuta më vonë në Bushat të Shkodrës dhe është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës.
Nga hetimet e para është bërë e ditur se 73-vjeçari i cili po lëvizte me biçikletë ka dalë në mënyrë të menjëhershme në superstradë, duke mos e parë automjetin i cili po lëvizte me shpejtësi.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)