Lezhe- Rreth orës 22:00, (9 shtator 2024)  në aksin rrugor Thumanë- Lezhë, një automjet me drejtues  një 35 vjeçar humbi kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij.

Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Thumanë- Lezhë, një automjet me drejtues shtetasin B. M., 35 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasja L. M. (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.