Rrugët kryesore të Lezhës janë mbuluar nga mbeturinat. Qytetarët rrezikohen jo vetëm nga sëmundjet, por edhe nga automjetet pasi trotuaret janë të bllokuara e këmbësorët lëvizin në rrugën e makinave. Muaji gusht ka përkeqësuar gjendjen, ku sipërfaqet e zëna me mbeturina zgjerohen cdo ditë. Bashkia duke ia hedhur fajin paraardhësve, premton se do të ndërhyjë.