Lezhë, ministri Peleshi inspekton
pastrimin e shtretërve të lumenjve

Lezhë, ministri Peleshi inspekton<br />pastrimin e shtretërve të lumenjve
Ministrit i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka kryer inspektime gjatë ditës së sotme në zonën e degës së Drinit të Lezhës, për sa i përket pastrimit të shtretërve të lumenjve, gjë e cila shihet si domosdoshmëri për parandalimin e përmbytjeve dhe katastrofave natyrore, si dhe përmirësimin e situatës së kullimit.

Gjatë dy viteve të fundit nga Bordit i Kullimit dhe nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit të Qarkut Lezhë është bërë pastrimi i një segmenti rreth 8,2 km. Në fjalën e tij, ministri theksoi nevojën e përqafimit të një filozofie të thjeshtë, siç është ajo e të bërit të gjërave me shpenzime minimale dhe në një mënyrë të re dhe inteligjente.

“Kemi bërë ndërhyrje të segmentuar, për të pastruar kanalet ujitëse dhe kulluese në vite dhe kemi shpenzuar shumë e më  shumë pastaj për të eliminuar pasojat e përmbytjes, ndërkohë që me pak fonde, me pak lekë, nëqoftëse do të investojmë në mënyrë të zgjuar, siç po më thonë inxhinierët dhe specialistët që punojnë prej vitesh në ujitje dhe kullim, ne kemi mundësi, që duke e marrë skemën nga fillimi deri në fund, ta pastrojmë dhe pastaj të shmangim dhjetëfish investime për të eliminuar pasojat e përmbytjeve. Kështu që po investojmë jo vetëm më shumë në ujitje dhe kullim, por edhe më mirë edhe në mënyrë më inteligjente”, tha Peleshi.

Peleshi kërkoi gjithashtu edhe bashkëpunimin e komunitetit, duke përmendur edhe rast konkrete ku kanë qenë banorët ata që kanë ngadalësuar ndërhyrjet e Drejtorisë së Kullimit.

“Këto investime do vazhdojnë dhe nuk mund të ketë forcë që t’i pengojë qeverinë dhe institucionet, për të pastruar territorin, për pastruar lumenjtë, për të pastruar kanalet kryesore, sepse janë investime për jetën, janë investime për ekonominë”, u shpreh ministri.

[gallery]24195[/gallery]

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!