Pamjet që shihni nuk vijnë nga vende të botës së tretë, por nga një pikë shpërndarje mishi në qendër të qytetit të Lezhës. 

Mishi tregtohet jashtë çdo kushti higjeno-sanitar në mes të pluhurit të rrugës, ndërsa edhe transporti i tij me furgon bëhet në kushte skandaloze. Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv duket sesi mishi hidhet në dyshemenë e një furgoni dhe transportohet në drejtim të dyqaneve. 

Një aksion i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë bëri të mundur bllokimin e rreth 350 kg mish i cili tregtohej jashtë çdo standardi si dhe bllokimin e një dyqani që tregtonte mish.  

Ndërkohë burime nga AKU në Lezhë bëjnë të ditur se subjekti i bllokuar është në pronësi të Nush Thercaj. Ndërkohë, AKU vijon kontrollet në të gjitha pikat e shitjes së mishit për plotësimin e standardeve të tregtimit. 
mishi lezhe
(Mishi transportohet me furgon jashtë kushteve higjieno-sanitare)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com