LEZHE - Vetëdeklarimet e qytetarëve për ndërtimet e kryera prej tyre pa leje ka vijuar të jetë i larte edhe këtë vit në Qarkun e Lezhës. Për shkak të mos përcaktimit të vitit kur është kryer edhe ndërtimi, gati gjysma e vetëdeklarimëve të kryera nga qytetarët gjatë vitit 2013-të do të ripërsëritet. 

Këtë fakt e ka bërë të ditur drejtori i AlUIZNI-t në Lezhë Pashk Luka. Sipas tij ka një ndërgjegjësim të qytetarëve për të kryer vetëdeklarimet e ndërtimeve të kryera pa leje, dhe se zgjatja e afatit për perfundimin e këtij proçesi në fund të muajit dhjetor është një tjetër mundësi që u jepet atyre.

"Ne 2013 janë vetëdeklaruar rreth 2014 objekte por rreth 1500 objekte janë deklaruar në tokën e tjetrit ose në tokën që nuk është e çertifikuar ose nuk zotrohet nga poseiduesi që ka dorëzuar në dosjë lëgalizimi. Sipas udhëzimeve këta persona duhet të paraqiten për një deklarim trë ri." tha Luka

Vetëm gjatë këtij viti në zyrat e aluiznit janë pregatitur mbi 900 dosje, të cilat tashmë presin vetëm dhënien e lejëve të legalizimit. Por ndërsa qytetarët presin marrjen e lejëve, projektet e perspektivës janë bërë pengesë, pasi përshkak të mos azhornimit të hershëm të njollave që kanë keto projekte, shumë ndërtime nuk do të mund të legalizohen.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)