Policia e Lezhës, ka nisur zbatimin e urdhrit të Bashkisë Lezhë, për ndalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në zonat bregdetare të qytetit.
4 trejlera janë bllokuar paraditen e kësaj të shtune në hyrje të Shëngjinit, ndërsa bëhet e ditur se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të këtij urdhri, i cili ndalon mjetet deri në 3.5 ton që të lëvizin në zonat turistike nga 1 qershori më 1 shtator.
Ky plan masash është ndërmarrë për të shmangur trafikun dhe ndaluar ndërtimet përgjatë sezonit turistik.
Komento