Lezhë,OSBE me punonjësit social:
Dënimet alternative, shqetësim

LEZHE - OSBE shpreh shqetësim për zbatimin e ligjit për dënimet alternative. Ky shqetësim është bërë i ditur gjatë një seminari të realizuar në qytetin e Lezhës nga OSBE me punonjësit social dhe me shoqata të ndryshme që operojnë në atë qark.

Sipas përfaqësuesve të OSBE ajo që duhet të aplikohet për dënimet alternative është riintegrimi i të dënuarve që marrin dënime të tilla dhe për këtë kërkohet më shumë bashkëpunim mes institucionit të shërbimit të provës me punonjësit social në njësite e qeverisjes vendore, por edhe të vetë komunitetit.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Arben Sefgjini theksoi faktin se për dënimet alternative dhe për trajnimin e të rinjve që marrin dënime të tilla kërkohet një bashkëpunim dhe një punë më e madhe nga pushteti vendor.

Që nga viti 2010 kur është krijuar shërbimi i provës, janë 396 të dënuar që janë trajtuar nga ky institucion.


(su.fu/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse