/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Lezhës ka kapur një person të shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të kësaj policie është prangosur 25-vjeçari Alfons Doda, i cili nuk i është bindur urdhërit të policisë, teksa ka qenë duke derjtuar automjetin e tij në mënyrë të parregullt, pasi kishte kryer një vjedhje, siç u konstatua më herët.
25-vjeçari banues në Zejmen të Lezhës është ndaluar nga Policia e Lezhës pasi, më datë 7 shkurt të këtij viti, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është arrestuar më herët, ishte duke drejtuar një mjet Fiat nuk i janë ndaluar punonjësit të policisë dhe kanë braktisur mjetin duke u larguar me vrap. Në mjet janë gjetur dhe sekuestruar  3(tre) televizora të markes LG,  4 (katër) pulta komandimi TV,  dhe një orë e markës CITIZEN të cilat kanë rezultuar të vjedhura.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën sigurimit arrest me burg me date 09.02.2015. Kapja e tij u realizua falë një operacioni të mirëorganizuar nga Policia e Komisariatit Lezhë.