“Këtu te ne disa peme janë shumë problematike dhe plepi është një lloj peme që nuk ka jetëgjatësi të madhe. Kanë filluar dhe janë anuar nga rruga e në disa vende gati kanë dalë rrënjët dhe përbëjnë rrezik që të rrëzohen dhe të krijojnë edhe aksidente. Mbi këto pemë janë telat e elektrikut, telat nuk lidhen mbi pemë por lidhen mbi shtylla. Por ky është problem që duhet ta zgjidhi institucioni i OSHEE. Për mendimin tim them që është shumë urgjente. Unë mendoj se nuk duhet të pritet të ndodhë ajo që ndodhi në Toroicë me gurin dhe mbrapa u kujtuan me shiku a ka gurë për mos me vdek njerëz të tjerë. Mos ta lënë që të bin dhe të vdes një njeri, të zënë dikë që kalon në rrugë ose një makinë”, shprehet Margerita Trashaj.
Kjo situatë është prej shumë kohesh, por ka munguar ndërhyrja për heqjen tyre. E kontaktuar për këtë çështje Bashkia Lezhë thotë se rruga ku ndodhen pemët është nacionale dhe si e tillë është detyre e autoritetit rrugor për të ndërhyrë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO










