Lezhë/ Përplaset nga autobusi teksa po kthehej nga shkolla, dërgohet tek Trauma 7-vjeçarja! Në pranga shoferi

Lezhë/ Përplaset nga autobusi teksa po kthehej nga shkolla, dërgohet tek Trauma 7-vjeçarja! Në pranga shoferi

Foto nga vendi i aksidentit

Një vajzë 6-vjeçe mbeti e plagosur rëndë pasditen e sotme, pasi u përplas nga një autobus që transportonte nxënës shkolle në Shënkoll të Lezhës.

Aksidenti ndodhi në rrugen e burgut, ndërsa e mitura mori fraktura në disa pjesë të trupit dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumes në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes arrestoi drejtuesin e autobusit që shkaktoi aksidentin, shtetasin Petrit Frroku 56-vjeç banues në Lezhë, ku ndaj tij është ngritur akuza "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

"Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale. Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)", njoftoi policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, ku nga të dhenar paraprake bëhet me dije se vajza e mitur po kthehej nga shkolla dhe i ka ndërprerë rrugën autobusit, i cili po transportonte nxënës të tjerë.

 

 

 

 

 

Policia e Lezhës ka arrestuar një 56- vjeçar, ditën e sotme, pasi duke drejtuar automjetin e tij autobus që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë 6 vjeçe.

E mitura është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore  më të specializuar, ndërsa po kthehej nga shkolla në momentin e aksidentit.

Lezhë/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë  për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", shtetasin Petrit Frroku, 56- vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus  që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në  Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore  më të specializuar.

Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale. Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?



×

Lajmi i fundit

‘Ti e dije që jeta ime s'ka kuptim pa ty’, ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij: Do të të dua përjetë

‘Ti e dije që jeta ime s'ka kuptim pa ty’, ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij: Do të të dua përjetë