Disa peshq të ngordhur kanë dalë në sipërfaqen e ujit në një kanal në fshatin Kodhel të njësisë administrative Blinisht në Lezhë.
Menjëherë IKMT Lezhë në bashkëpunim dhe me policinë kanë shkuar për inspektimin e zonës. Nga vëzhgimet parapraka nuk është konstatuar ndonjë subjekt industrial apo individ që mund të ketë hedhur lëndë helmuese, ndërkohë që janë marrë kampione të ujit për t'u dërguar për analiza të thelluara. Janë rreth 800 metra kanal të mbuluara nga peshqit e ngordhur në këtë zonë.
Ky fenomen është përsëritur disa herë.
Burim nafte
Përgjigju