KURBIN- Dajë e nip u plagosën me armë zjarri pas një sherri banal në Kurbin, e ndërsa autori  Aurel Shurbi u vetëdorëzuar pa kaluar 24 orë! Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të Urës së Drojës në kufirin ndarës mes Krujës dhe Kurbinit, ndërsa të plagosuri janë Agron Mema dhe Klevis Leka përkatësisht 50 dhe 30-vjeç. Ata u qëlluan automatik teksa po udhëtonin me një automjet në rrugën kryesore. Dy nga plumbat i preken në pjesën e këmbëve dhe u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e traumës në Tiranë, nga ku mësohet  ndodhen jashtë rrezikut për jeten. Autor i kësaj ngjarjeje është Aurel Shurbi i cili në pamundësi për t'u larguar u vetedorëzua të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, u gjet  dhe sekuestrua edhe arma e zjarrit kallashnikov me të cilën autori plagosi dajë e nip. Paraprakisht dyshohet ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri banal i cili e kishte zanafillën 4 muaj më parë, por që gjatë kohëve të fundit kishte agravuar mes palëve të cilët i kanë banesat afër njëri tjetrit në Mamurras. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se vëllai i autorit kishte debatuar kohë me parë me 30-vjeçarin Klevis Leka, me pretendimin se gjatë manovrave me automjetin e tij i kishte rrezikuar jetën. Që prej asaj kohe ata ishin përplasur disa herë me njëri tjetrin dhe gjatë mbrëmjes të së martës 30-vjeçari Leka kishte lëvizur disa herë para banesës së familjes Shurbi. Këta të fundit i kanë quajtur provokim veprimet e tij dhe i kanë kërkuar të largohet, por ai nuk i është bindur dhe debati mes tyre ka agravuar. Në këto kushte autori ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ne drejtim të automjetit që po lëviznin dajë e nip.

1588748337_armaekrimit001001001.jpg

Arma e krimit