KURBIN- Një atentat me armë zjarri la të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dajë dhe nip, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Ura e Drojës në Kurbin.

Agron Mema 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka 30 vjeç, morën marrë plagë në pjesën e këmbëve dhe mësohet nga bluzat e bardha se janë jashtë rrezikut për jetën.

Akoma nuk dihet shkaku i atentatit ndaj 50-vjecarit dhe nipit të tij.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit me armë zjarri ndërsa janë ngritur post-blloqe për të bërë të mundur identifikimin e më tej kapjen e autorit apo autorëve, pasi ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ngjarja. 

Report Tv mëson se policia ka shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.