Lezhë/ Plagosi me armë zjarri 27- vjeçarin se i ngacmoi të dashurën, lihet në burg pa afat autori

Lezhë/ Plagosi me armë zjarri 27- vjeçarin se i ngacmoi të dashurën, lihet në burg pa afat autori

Autori i plagosjes së 27-vjeçarit Alfred Marku mesditen e së dielës në plazhin e Tales në Lezhë do të qëndrojë në burg pa afat.

Ermir Lucaj u njoh këtë të mërkurë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, ku në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, përmes avokatit mbrojtjes 30-vjeçari ka pretenduar se është provokuar nga Alfred Marku dhe ka marrë armën e zjarrit për ta trembur e jo për të qëlluar në drejtim të tij.

Por, pavarësisht këtyre pretendimeve gjyqtari Elvis Sulejmani pranoi kërkesën e prokurorit Arben Nika, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 30-vjeçarit Ermir Lucaj dhe vendosi ndaj tij masën e sigurë "Arrest në burg", për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Armëbajtja pa leje".

Ngjarja u shënua rreth orës 13:30 në bregdetin e Tales në Lezhë, teksa dy të rinjtë debatuan fillimisht me njëri tjetrin, e më pas autori mori pistoletën dhe qëlloi Alfred Markun.

Autori u prangos disa orë pas ngjarjes, ndërsa nga hetimet rezultoi se plagosja ndodhi për motive xhelozie, pasi i plagosuri i kishte ngacmuar të dashurën autorit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës