Lezhë/ Plagosja me armë e 30-vjeçarit, Policia: Arrestuam autorin e dyshuar, u ngritën 2 akuza ndaj tij, shkak sherri me motive të dobëta (VIDEO)

Lezhë- Policia e Lezhës konfirmoi sot (13 Shkurt) arrestimin e 22-vjeçarit të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të ndodhur më 11 shkurt, ndaj Egzon Gegajt, me të cilin kishte konflikt për motive të dobëta.

Aksioni është kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Operacionalja. Në pranga ka rënë 22-vjeçari me inicialet Ledjon Ndoj, banues në Lezhë, lajm i cili u publikua djeShqiptarja.com

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 11 shkurt 2025, rreth orës 17:00, në lagjen “Nënë Tereza”, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 30 vjeç (Egzon Gegaj), e ka plagosur atë, me armë zjarri pistoletë. 30-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia vendore.

Dosja për rastin i kaloi Prokurorisë së Rrethit, për veprat penale “vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë" dhe "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën