Lezhë- Policia e Lezhës lokalizon dhe arreston brenda 24 orëve autorin e dyshuar të plagosjes së mbrëmshme me armë zjarri në hyrje të qytetit.
Burime zyrtare konfirmuan sot (12 Shkurt) arrestimin e të kërkuarit Ledjon Ndoj, 23 vjeç.
I riu akuzohet se ka plagosur pas një sherri 29-vjeçarin Egzon Gegaj.
Ndoj është mbyllur në ambientet e qelive të paraburgimit të Komisariatit Lezhë, në pritje të hetimeve të mëtejshme nga Prokuroria dhe masës së sigurisë në Gjykatë.
Gegaj është qëlluar 3 herë, duke i shkaktuar një plagë në gjoks dhe një në shpatull.
Fillimisht, 29-vjeçari është dërguar i plagosur në spitalin e Lezhës nga një qytetar, por më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.









Komente
Komento