Lezhë/ Punonjësit e fabrikës së peshkut protestë për pagat e ulëta, rrogat nga 12 mijë deri në 15 mijë lekë në muaj

Paga e ulët nën minimalen e lejuar me ligj për punonjësit e fabrikës së përpunimit të peshkut në Lezhë është rikthyer sërish në vëmëndje. Rreth 300 punonjës të këtij stabilimenti nuk pranuan të vijojnë punën me pretendimin se duhet të paguhen më shumë. Ata protestuan para ambienteve të fabrikës, pasi paga e tyre vijon nga 12 mijë deri në 15 mijë lekë të reja në muaj.

 Problemi i bërë publik tërhoqi menjëherë vëmëndjen e Inspektoriatit të Punës në Lezhë, i cili ka mbërritur pranë fabrikës për kontroll. Drejtori Reinis Çela tha se pas inspektimit që do të kryhet nga grupi i punës do të bëhen publike konkluzionet përkatëse.  Pavarësisht se në fabrikë ekziston edhe sindikata, drejtuesit e saj nuk kanë dalë në mbrojtje të punonjësve, por u kanë kërkuar atyre që të rikthehen në punë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ncndjdj: 11/10/2018 21:49

    S'ka mundesi kjo. Kemi institucionet e forta. S'ndodh askund ne Shqiperi kjo.

    Përgjigju
  • FREDI: 11/10/2018 21:08

    Me ne fund nje proteste e drejte ,urojme qe dhe shume punojes qe trajtohen ne menyre cnjerezore te marrin shembull dhe te braktisin politikanet miqte e biznesmeneve vampir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë