LISTA/ Ja drejtuesit e institucioneve të pavarura që përgjysmuan pagën..8 zyrtarët e lartë që ende nuk kanë reaguar

LISTA/ Ja drejtuesit e institucioneve të pavarura që përgjysmuan pagën..8 zyrtarët e lartë që ende nuk kanë reaguar

Kreu i Kuvendi, Gramoz Ruçi që bëri thirrjen

Në seancën plenare të ditës së djeshme, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, falenderoi 22 drejtuesit e institucioneve të pavarura, të cilët iu përgjigjen thirrjes së tij për përgjysmimin e pagës për tre muaj,  në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19. Z. Ruçi u ridrejtoi thirrjen edhe tetë institucioneve që nuk kanë reaguar ende, duke u treguar etik dhe duke mos i cilësuar nominalisht zyrtarët e lartë që nuk kanë reaguar ende.

Në fakt, deri tani ndaj thirrjes së Kryetarit të Kuvendit, ka pasur tre lloje reagimesh.

 Shumica e titullarëve të institucioneve u përgjigjën menjëherë dhe shkuan më tej se thirrja e Kryetarit të Kuvendit.

Në Bankën e Shqipërisë thirrjes iu përgjigjën, përveç Guvernatorit Gent Sejko, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, administratorët dhe drejtorët e Bankës.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, përveç përgjysmimit të pagës së vet, u bëri thirrje edhe vartësve të tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve të bëjnë të njëjtin veprim, si detyrim moral.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020. 

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, përveç anëtarëve të Këshillit, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj  dhe Fatmira Luli, të cilët u solidarizuan, ua përcolli thirrjen të gjithë gjykatave për t’u solidarizuar në mënyrë vullnetare.

Nga Bordi i Komisionit të Prokurimit Publik, përvec Kryetares  Evis Shurdha, u solidarizuan edhe anëtaret Enkeleda Bega, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj.

 Nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare u solidarizuan Kryetari Ervin Mete dhe dy anëtarët, Idlir Gjata dhe Deniz Dërralla.

Nga Autoriteti i Mediave Audioviozive, u solidarizuan Kryetari i Bordit Gentian Sala dhe Zëvendëskryetari Sami Nezaj.

Nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  u solidarizuan të gjithë anëtarët e  Këshillit.

Disa drejtues të institucioneve iu përgjigjën thirrjes individualisht. Kështu vepruan  Avokatja e Popullit Erinda Ballanca; Këshilli Lartë i Prokurorisë; Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe i Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj; Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi;  Komisionerja për Mbikëqyrjen  e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha; Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti; Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj; Drejtuese e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli; Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani; Komisioneri për Informimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Besnik Dërvishi; Kryetarja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit , Gentjana Sula; Kryretari i Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit, Kristaq Traja; Kryetari i Entit Rregullator të Ujrave, Ndriçim Shani.

Por disa drejtues institucionesh, deri ditën e djeshme, nuk kanë vepruar ose Kuvendi i Shqipërisë nuk ka njoftim për reagimin e tyre.

Këto institucione janë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri; Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; Komisioni i Pavarur i Kualifikimit; Kolegji i Posaçëm i Apelimit; SPAK dhe Gjykata Speciale.

Edhe pse Kryetari i Kuvendit,  Ruçi, nuk iu drejtua atyre me emër, përmendja e këtij fakti është një kritikë për ta, edhe pse morale. Sepse e tillë ishte edhe thirrja, e cila u drejtohej ndërgjegjes së zyrtarëve të lartë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 17/04/2020 11:48

    Rucit t jane bere ves fleterufete , per kete nuk ka faj vesi del me shpirtin . Kur do vij dita qe te heqim maskat dhe te nxjerin te gjithe fytyren , askush nuk ben bamirsi me inponim . Bamirsat japin dhe kur ska pandemi dhe nuk e bejne publike . Dhe ata qe kane dhene nga presioni politiko shoqeror kane dhene

    Përgjigju
  • Jepiloni: 17/04/2020 11:33

    Skanda!!! Pse gjysma e pages se ketyre do shpetoje ekonomine? Sikur te kthenin gjysmen e atyre qe kane vjedhur do ishte mire...

    Përgjigju
  • Cnjckckck: 17/04/2020 10:55

    Hajde idiotesi hajde. S'behet shteti me gjysmepagash o hunj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata