Policia e Lezhës ka vënë në pranga 20-vjeçarin Romarjo Dardha, pasi gjatë mesnatës në banesën e tij është dëgjuar një krismë e cila ka alarmuar familjarët dhe pas njoftimit të policisë ajo ka konstatuar se i riu mbante armë zjarri pa leje.

Siç bën të ditur policia, është sekuestruar 1 automatik me një krehër me 20 fishekë  dhe 1 pushkë

Policia shton se, vazhdojnë hetimet për sqarimin nëse ndonjëra nga këto armë është përdorur për të qëlluar në drejtim të banesës së babait të 20-vjeçarit  si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)