Specialisti veterinar ne bashkinë e Lezhës Gjovalin Kaceli ka bërë të ditur se numri i këtyre qenve ka qenë tejet i lartë, por ka konfirmuar se situata do të përmirsësohet ndjeshëm.
Ai foli për fazat që do të ndiqen për neutralizimin e rrezikut që vjen nga qentë endacakë.
“Kjo nisëm do të bëhet me kapjen e qenve dhe trajtimin e tyre. Do kapen, do të sterilizohen, vaksinohen, mjekohen për sëmundje të ndryshme dhe në rastet kur paraqesin rrezikshmëri do përdoret dhe metoda e outonazisë, në raste shumë të veçanta” tha ai.
Pas mjekimit, sterilizimit dhe më pas vaksinimit, pritet që qentë të rrugës të mos përbëjnë më rrezik për komunitetin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)