Lezhë/ Ra nga tarraca, kapiteni 21-vjeçar i 'Shënkollit' ndërron jetë pas 12 ditësh në koma

Lezhë/ Ra nga tarraca, kapiteni 21-vjeçar i 'Shënkollit' ndërron jetë pas 12 ditësh në koma

Klavjert Çuni

LEZHË - Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 21-vjeçari Klajvert Çuni, i cili pasditen e 23 marsit ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij në fshatin Torovicë të Lezhës.

Pavarësisht përkujdesjes së bluzave te bardha, i riu i cili ishte futbollist i Akademisë së Shënkollit, nuk mundi t’iu  mbijetojë plagëve të marra në kokë e pjesë të tjera të trupit.

Për vdekjen e të riut futbollist, ka reaguar përmes një mesazhi të ndjerë dhe Akademia e Shënkollit, ku ai ishte pjesë si kapiten skuadre.

“Kësaj radhe nuk ja dole te fitoje  betejen me te rendesishme o Kapiten. Shume beteja ke fituar  duke luftuar ne fushe si një Kapiten i vëtetë, ishe Ai që të donin , Shokët, trajnerët, stafi por dhe të gjithë ato që të njohën nga afër!

Ku ti gjejmë ne fjalët e ngushëllimit për të shprehur mungesën tënde dhe dhimbjen që na shkaktove, jemi lutur me shpirt këto ditë për ty, por si duket Zoti të desht pranë Vetes.

Do na Mungosh shumë Klajvert Çuni.

Pushofsh në Paqe Kampion”

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai